Eurodeputeti Eduard Kukan i sheh mjaft pozitive zhvillimet e fundit politike në rajonin e Ballkanit. Referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë, Kukan thotë se “momenti nuk është humbur”.
“I lumtur që Maqedonia dhe Shqipëria ecin para drejt zgjidhjes së krizave të tyre politike. Ka qënë një javë e lajmeve të mira. Tani e rëndësishme është që momenti nuk është humbur. Shqipëria do të mbajë dy zgjedhje, Maqedonia formimimin e qeverisë. Të dyja janë thelbësore për kthimin në rrugën e anëtarësimit në BE”, shkruan Kukan./a.ç