Një 23-vjeçare, e cila prej gati 3 vitesh ishte larguar nga banesa në Shënavlash i Durrësit, është kapur dje në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet K.C., ishte larguar nga banesa në datë 22.09.2014.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore e reja kishte pohuar se ishte larguar me dëshirën e saj, si emigrante në Gjermani.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./a.ç