Nga Sara Ashley O’Brien (CNN)
Një e treta e shtetasve të moshuar në SHBA thonë se nuk e përdorin kurrë internetin.
Kjo e dhënë rezulton sipas një sondazhi të ri që është bërë nga Qendra Kërkimore e Pew-it që shqyrton se si kanë qasje me internetin moshat mbi 65 vjeç. Të moshuarit përbëjnë 15% të popullsisë së SHBA apo rreth 46 milionë njerëz.
Por në fakt normat e pranimit të teknologjisë janë rritur në këtë fashë demografike. Rreth 42% e të moshuarve pretendojnë se kanë smartfone, krahasuar me 18% syresh që ishin në 2013.
Raporti i Peë, i cili bazohet në disa sondazhe kombëtare nga vjeshta e kaluar, zbuloi se afërsisht gjysma e të moshuarve nuk kanë internet të plotë në shtëpi. Kjo bie shumë më poshtë se lidhjet e internetit me shpejtësi të lartë për grupmoshat e tjera: 81% e moshës 31-49 dhe 75% e të rriturve 50-64 kanë po ashtu akses të plotë në shtëpi.
Sipas rezultateve të Pew, të ardhurat luajnë një rol nëse të moshuarit duhet të kenë internet në shtëpi apo jo. 87% e të moshuarve që fitojnë më shumë se 75,000 dollarë në vit thanë se kanë internet në shtëpi. Vetëm 27% e atyre me të ardhura nën 30.000 dollarë kanë raportuar të njëjtën gjë.
Një numër në rritje i të moshuarve jetojnë sot në varfëri në Shtetet e Bashkuara, për shkak të rritjes së shpenzimeve të gjërave kryesore si strehimi dhe kujdesi shëndetësor, referencë konsideruar sipas organizatës Drejtësi në të Moshuarit. Organizata e avokatisë parashikon që 72 milionë të moshuar do të jetojnë në varfëri deri në vitin 2030.
Deri më sot, janë më shumë se 25 milionë amerikanë mbi moshën 60 vjeçare që mbeten ekonomikisht të pasigurt, sipas Këshillit Kombëtar mbi Vjetërsinë. Ruajtja e të ardhurave, gjëra si arsimi dhe mosha luajnë një rol në adoptimin e teknologjisë së të moshuarve.
Por edhe të moshuarit ka diferenca: Të diplomuarit e kolegjeve, sipas këtyre vështrimeve, kanë më shumë gjasa të pranonin teknologji të reja. Dhe ata midis moshave 65 dhe 69 (krahasuar me 80+) kanë më shumë gjasa të shkojnë të lundrojnë në internet, kanë internet të plotë në shtëpi ose të paktën e kanë një smartphone.
Por, ashtu si të rinjtë, vëzhgimi sheh se në SHBA ka edhe disa të moshuar që pa dyshim janë shumë të varur interneti. Prej të moshuarve që përdorin internetin, një nga dhjetë thanë se shkojnë online “pothuajse vazhdimisht”. Javanews (b.an)