Për, këtë sasi droge Emiljan Prenga, i ka kërkuar një sasi prej 12 mijë euro qytetarit, të cilin e njihte edhe më parë. Këtë sasi agjenti i policisë ja ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e paralajmëruar se nëse nuk dorëzonte sasinë e eurove të kërkuara, atëherë do përballej me më të keqen, deri në eleminim fizik të tij. I ndodhur në këto kushte, qytetari ka vendosur të kallëzojë në polici të njohurin e tij, duke e denoncuar pranë SHÇBA të policisë së Tiranës.
Sill 12 mijë euro se të gjeta drogën
Strukturat e këtij sektori, kanë nisur hetimet, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas hetimit të zhvilluar nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë, duke përdorur një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh në teren, u provua se punonjësi i Policisë Emiljan Prenga, duke shfrytëzuar edhe detyrën ka kanosur në mënyrë serioze për jetën një shtetas, me qëllim marrjen e një shume prej 12 mijë eurosh. “Shqiptarja.com” zbardhur me detaje dosjen hetimore të policit të Operacionales. Mësohet se Emiljan Prenga kishte bërë një marrëveshje për ti siguruar një qytetari 20 kg kanabis, për të cilën do të shpërblehej me 12 mijë euro. Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se polici kishte siguruar drogën dhe kërkonte pagesën, por qytetari ndërroi mendje duke thënë se nuk e donte më lëndën narkotike. Por punonjësi i policisë kërkonte me çdo kusht paratë, duke e kërcënuar qytetarin me armë.Nga hetimet dhe kontrollet e SHÇBA-së droga nuk është gjetur, por kanosja ndaj qytetarit është faktuar.Nga ana e SHÇBA-së disa muaj më parë u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, për këtë punonjës policie, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ndërkohë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda,ka regjistruar procedimin penal për punonjësin e policisë Emiljan Prenga.
Dosja në gjykatë
Pasi janë zhvilluar disa muaj hetime, dosja në ngarkim të oficerit të policisë së Tiranës, është dërguar në gjykatë. Emiljan Prenga, është marrë i pandehur për akuzën e “Shrëngimit me anë të kanosjes me qëllim dhënie pasurie”. Gajtë marrjes në pyetje, Prenga nuk ka pranuar akuzën duke pohuar se lekët ia ka kërkuar si borxh dhe jo si një detyrim apo gjobë për faturën e blerjes së drogës.Këto pretendime nuk janë marrë në konsideratë nga prokuroria, e cila ka vendosur që dosjen në ngarkim të tij ta dërgojë në gjykatë.
Mungon droga
Nga hetimet dhe kontrollet e SHÇBA-së droga nuk është gjetur, por kanosja ndaj qytetarit është faktuar. Nga ana e SHÇBA-së disa muaj më parë u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
Mohimi
Gajtë marrjes në pyetje, Prenga nuk ka pranuar akuzën duke pohuar se lekët ia ka kërkuar si borxh dhe jo si një detyrim apo gjobë për faturën e blerjes së drogës. shqiptarja.com