Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka thënë se nëse fiton zgjedhjet e 11 qershorit, në Kosovë do të kthehet shpresa e do të eliminohet frika.
Në Specialen e KTV-së, Kurti ka thënë se Gjykata Speciale sjell frikë më shumë se drejtësi. Ai ka thënë se kjo gjykatë është politike dhe jo transparente.
“Gjykata Speciale më duket se është shumë politike, atë që nuk e kanë bërë UNMIK, Eulexi dhe Gjykata e Hagës nuk mund ta bëjë kjo speciale.
Besoj se vet ata që janë duke e konstruktuar këtë gjykatë janë duke hasur në vështirësi shumë të mëdha. Besoj se nuk është e drejtë një gjykatë e tillë speciale.
Ka një mungesë të madhe të transparencës. Kjo në fakt më shumë sjell frikë se drejtësi. Me mua si kryeministër do ta zëvendësojmë frikën e qytetarëve me shpresën”, ka thënë ai. (b.an)