Petrit Vasili ka thënë sot se marrëveshja Rama-Basha ishte kompromis teknik dhe jo politik.
Sipas tij, paketa impononte një zgjidhje për standartin e zgjedhjeve, për drogën dhe për dekriminalizimin.
“Çdo marrëveshje e rëndësishme politike, do të kishte nevojë edhe për një shpjegim politik, pasi ne e kemi mbështetur paketën McAllister. Duam shpjegime pse u braktis paketa “McAllister” dhe kush ishte garanti i cili mori përsipër të arrihej kjo marrëveshje. Marrëveshja per ndarje drejtorishe, ishte pazar, ketu u ndane ndermarrje, prandaj eshte marrëveshje e forte” – ironizoi Petrit Vasili.