Rreth 2 300 migrantë u shpëtuan sot në 22 gomone në brigjet e Libisë, njoftuan rojat bregdetare italiane që koordinojnë shpëtimet në këtë zonë.
Migrantët, të cilët ndodheshin në bordin e 10 varkave dhe 12 gomoneve, u shpëtuan nga anijet e rojave bregdetare, anijet ushtarake dhe anijet humanitare mbështetur nga OJQ-të.
“Që prej fillimit të vitit, Italia ka regjistruar mbërritjen e më shumë se 47 000 migrantëve në brigjet e saj, një rritje më shumë se 30 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas një bilanci të Ministrisë së Brendshme që nuk përfshin migrantët e shpëtuar sot.
Por, të paktën 1 229 persona kanë humur jetën këtë vit në brigjet e Libisë”, sipas Organizatës Ndërkombëtare për migracionin (OIM)./b.d