Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili është edhe një organizatorët e tryezës politike e cila prodhoi paktin politik Rama-Basha ka shpjeguar sms që i ccoi kryeministrit për ta bindur të jetë në takim.
Nga studio e emisionit “OPINION” në Tv Klan, Duka ka theksuar se prezenca e kryeministrit në takimin e djeshëm ishte e papritur për shkak se vetë ai pak orë më parë e kishte cilësuar si të kotë takimin e krerëve të partive politike. “Me Edi Ramën u mora unë. I kam ccuar një sms dhe kam marrë një përgjigje evazive as “Po” as “JO”.
Në sms e Edi Ramës ai më shkruante “Mos u merrni me mbledhje të kota por shikoni hyni në zgjedhje se s’ka më kohë.
Edhe 4 orë ju kanë ngelur, numërimi mbrapsht ka filluar. Unë nuk kam kohë për të humbur me këto gjëra. Gjithsesi faleminderit për ftesën. Nuk kam ditur si ta marrë këtë përgjigje, por unë e mora si përgjigje negative.
Dhe kur erdhi i kam thënë “Mendova se nuk do të vije”. Ndërkohë ai më tha: Unë nuk të thash që nuk do të vij. Në këtë mbledhje kam ardhur vetëm prej Agron Dukës se për ju të tjerët nuk vija”, ka deklaruar Duka. /b.d