Avokati Spartak Ngjela ka folur në media mbi ligjin për arsimin e lartë. Ai akuzon qeverinë se nuk di të shpjegojë ligjin e vetë dhe nuk ka intelekt.
Sipas Ngjelës, ky është një shtet që bëhet nga privati dhe varet nga kapitali. “Qeveria nuk di të shpjegojë ligjin e vetë. Universitetet shesin nota e diploma. Shqipëria është në krizë për intelekt. Ky është një shtet që bëhet nga privat, varet nga kapitali. Ligji duhet të kishte dhënë 300 nene. Reforma ka optikë perëndimore. PD nuk pranon kapitalizmin. Universitetet duhet të mbahen nga cilësia”, shprehet Ngjela.