Fushata elektorale e Partisë Socialiste në Berat, ka vijuar në njësinë administrative Velabisht.
Nga takimi me banorët e zonës së këtij komuniteti, drejtuesi politik i këtij qarku, Blendi Klosi deklaroi se kjo garë elektorale ka të qartë një përgjigje se “Kryeministër i ardhshëm është Edi Rama”.
Berati tha ai është bastioni më i fortë i Partisë Socialiste. Mwq tej nw fjalwn e tij, Klosi vuri theksin tek vizioni i qeverisë Rama për mandatin e dytë qeverisës, që është fshati.
“ Pas realizimit të qendrave të qytetit, tani vizioni i Edi Ramës është për fshatin, mbështetje për banorët e zonave rurale që kanë nevojë që përveç ndihmave për zhvillimin e bujqësisë, për më shumë investime, kanë nevojë për rrugë më të mira, infrastrukturë më të mirë, akses në tregje, dhe kanë nevojë për zgjidhjen e problematikave të shërbimeve. Ka nisur po punohet në të gjithë Shqipërinë për të çuar ujë në çdo parcelë”, deklaroi Klosi./b.d