Një automjet është drejtuar me shpejtësi në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut, duke lënë të paktën 1 person te vdekur dhe 10 të plagosur, sipas raportimeve fillestare të dëshmitarëve.
Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut rrethoi menjëherë zonën, mesditën e kësaj të enjteje me orën lokale, ndërsa mes këmbësorëve thuhet se ka edhe një viktimë.
Aksidenti ka ndodhur pranë selisë së agjencisë së lajmeve “Reuters”. Një reporter i saj shkroi në “Twitter” se ndërtesa mediatike është mbyllur përkohësisht.
Të plagosurit i thanë gazetarëve të “Reuters” në vendngjarje se veprimet e drejtuesit të mjetit dukeshin “të qëllimshme”. Vet agjencia e lajmeve raporton për një të vdekur, ndërsa ngjarja është ende në zhvillim./a.ç