Marrëveshja politike e 18 Majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës përfshin një sërë lëvizjesh në ekzekutiv. Këto ndryshime do të mbeten në fuqi deri ne krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 25 qershorit, datë kjo për të cilën palët kanë rënë dakord.
Me arritjen e paktit politik pritet të lëvizin jo vetëm anëtarë të kabinetit Rama, por edhe drejtues të lartë dhe zyrtarë administrata e të cilëve mund të përdorej në fushatën elektorale sipas dyshimeve të opozitës.
JavaNews sjell mëposhtë emrat që do të lënë dikasteret, ndërsa do të zëvendësohen me ministra teknikë të propozuar nga opozita. Ndërkohë marrëveshja përfshin edhe një zv.Kryeministër teknik por nuk përcakton nëse do të zëvendësojë Niko Peleshin apo do të krijohet një post i dytë për të krijuar kështu dy zëvendës kryeministra.
Kush ikën:
Zv.Kryeministër, teknik
Fatmir Xhafaj – Ministri i Brendshëm
Lindita Nikolla – Ministri i Arsimit
Ogerta Manastirliu – Ministri i Shëndetësisë
Olta Xhaçka – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
Arben Ahmetaj – Ministri i Financav
Petrit Vasili – Ministri i Drejtësisë
Adrian Çela – Drejtori i OSHEE
Artan Lame – Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit
Ilirjan Muho – Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave
Miklovan Kopani – Drejtori i pergjithshem i Burgjeve
Denar Biba – Kryetar i KQZ
Igli Totozani – Avokat i Popullit
dhe Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural