Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një mbledhje urgjente të kryesisë së PS, pas arritjes së marrëveshjes me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Mbledhja e kryesisë është njoftuar për në orën 17:00, ku Rama do njohë përfaqësuesit e PS me paktin e arritur me opozitën një ditë më parë.
Njoftimi për mbledhjen e Kryesisë u bë gjatë kohës që Rama vijonte takimin prej 4 orësh me kryetarin e PD në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në prani edhe të stafeve të tyre, për materializimin e marrëveshjes së dakordësuar “McAllister”.
Takimi i dytë radhazi Rama-Basha shërben për përcaktimin e datës së zgjedhjeve dhe detajimin në letër të asaj që u arrit mesnatën e kaluar.
Nderkohe edhe Basha do te mbledhe kryesinë e PD-së rreth orës 17:00.