Ka përfunduar pas disa orësh takimi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Ka qenë ky i fundit që ka lënë i pari Pallatin e Kongreseve i shoqëruar edhe nga Engjëll Agaçi. Pavarësisht interesimit të gazetarëve, ai nuk ka pranuar të flasë për bisedimet me kreun e opozitës.
Ndërkohë, Lulzim Basha u shpreh se shumë shpejt do të behët publike biseda rreth marrëveshjes. Të dy negociatorët kanë qenë tepër hermetik ndërsa nuk kanë pranuar të përgjigjen kryesisht rreth datës së zgjedhjeve.
Pas Partisë Socialiste, edhe PD ka thirrur kryesinë në orën 17:00. Në thelb të mbledhjeve do të jetë një raportim rreth marrëveshjes. /javanews/b.d