Katër punëtorë italianë u morën peng në Libi. Ministria e Jashtme italiane njoftoi se ata janë marrë peng pranë kompleksit në pronësi të kompanisë italiane ENI në Mellitah, rreth 60 km larg Tripolit.
Italia ka mbyllur Ambasadën e saj në Libi në muajin Shkurt dhe u ka kërkuar shtetasve italiane të largohen nga ky vend, ku dominon prej katër vjetësh kaosi.
Ministri i Jashtëm italian, Paolo Xhentiloni tha se nuk mund të spekulohet me autorët e kësaj pengmarrje.