Nga Euan McKirdy, CNN
Mbreti holandez ka zbuluar se ai pilotuar avionë të fluturimeve komerciale për më shumë se 20 vjet. Monarku pretendon madje se ai piloton disa herë në muaj si bashkë-pilot.
Mbreti Willem-Alexander, monarku i Holandës, e zbuloi këtë fakt në një intervistë me gazetën holandeze “De Telegraaf” duke pohuar se fluturonte rregullisht për një filial të fluturuesit kombëtar holandez KLM prej më shumë se dy dekadash.
Duke e quajtur rolin e tij në kohën e pjesshme thjesht si një “hobi”, Mbreti thotë se ai ka shërbyer në kabinë si një bashkë-pilot i KLM Cityhopper -në fluturimet e transportit të shkurtër të transportit ajror për gati më shumë se 21 vjet. Përpara kësaj, ai pilotonte avionë për linjën transportuese holandeze Martinair.
Mbreti e merr rregullisht karrigen e co-pilotit për fluturime të shkurtra në Europë, e këtë e zbuloi në intervistën me gazetën holandeze.
Mbreti i tha gazetës se ai i përdor fluturimet dy herë në muaj me KLM për t’u zbrazur nga detyrat e tij mbretërore, me qëllimin që ndryshimi ta bënte që të përqendrohej tërësisht në detyrat kryesore më vonë.
“Për mua gjëja më e rëndësishme është se unë kam një hobi për të cilën unë duhet të përqendrohem plotësisht,” tha ai.
“Ti ke një avion, pasagjerë dhe ekuipazh për të cilët ke përgjegjësi dhe kështu nuk mund t’i mbartësh problemet e tua nga toka në qiell. Kështu mund të tërhiqesh plotësisht dhe të përqendrohesh në diçka tjetër Kjo për mua është pjesa më relaksuese e fluturimit “, tha ai.
Mbreti Willem-Alexander zbuloi se është trajnuar për të fluturuar me Boeing 737 që së shpejti do të zëvendësojë Fokker 70 të KLM Cityhopper.
Sipas informacioneve të siguruara nga familja mbretërore holandeze, mbreti Willem-Aleksandër u ngjit në detyrat e transportit qiellor gati 30 vjet më parë, ndërsa ishte ende student. Në fund të viteve 80, pasioni i tij e përcolli atë në Kenia, ku punoi si pilot vullnetar, së pari për organizatën e ndihmës mjekësore, Fondacionit Afrikan të Kërkimeve dhe Arsimit (AMREF), dhe më vonë për Shërbimin Wildlife Kenia.
Por mbreti holandez nuk është i vetmi monark me histori në kabinën.
Trashëgimtari britanik i fronit, Princi Çarls, është një pilot i kualifikuar kurse të dy djemtë e tij, William dhe Harry, kanë fluturuar me helikopterë në karrierën e tyre të mëparshme ushtarake – William, me një helikopter kërkim-shpëtimi kurse Harry ka drejtuar Apache në Afganistan.
Sulltani i Bruneit, Hassanal Bolkiah thuhet gjithashtu se nganjëherë vendoset vet si pilot në kabinën ajrore ndërsa fluturon për vizitat shtetërore.
Mbreti Willem-Alexander thotë se shanset për ta njohur atë u bënë më të vështira që nga viti 2001, kur masat e sigurisë të paraqitura pas sulmeve të 11 shtatorit, kufizuan qasjen e udhëtarëve në kabinë.
Duke qenë bashkë-pilot, kjo gjithashtu i lejon atij të mbajë anonimitetin e tij, madje edhe duke iu drejtuar udhëtarëve.
“Avantazhi është se gjithmonë mund të them se i uroj të gjithëve një mirëseardhje të sinqertë në emër të kapitenit dhe ekuipazhit”, tha ai për De Telegraaf. “Kështu që unë nuk duhet të them emrin tim, pasi shumica e udhëtarëve nuk dëgjojnë”. (b.an)