Policia e Vlorës ka arrestuar një grup prej 4 personash, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.
Blutë e Vlorës bërë të mundur arrestimin e një 49-vjeçari dhe tre të miturve të tjerë, nga 14 dhe 15 vjeç, pasi një ditë më parë, në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes “24 Maji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishim për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.
Personat e arrestuar
1- Hyqmet Lelaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
2- A.Z., 15 vjeç, banues në Vlorë.
3- K.M., 14 vjeç, banues në Vlorë.
4- A.Z., 14 vjeç, banues në Vlorë.
Lidhur me këtë rast të vjedhjes materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”./a.ç