Nuk ndahen telashet për Fatmir Limajn. Seanca ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si MTPT është shtyrë për shkak se mungoi dëshmitari Ali Aliu.
Dëshmitari Ali Aliu në seancën e djeshme ishte në Gjykatë, në pritje për të dëshmuar, por kishte shkuar në Emergjencë pasi aty e kishte dikë nga familja. Për këtë arsye edhe ishte ndërprerë seanca, e cila ishte goxha e tensionuar.
I ftuar nga Prokuroria, Ali Aliu pritet të vazhdojë dëshminë e tij, me ç’rast do t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit Charles Hardaëay. Në cilësinë e dëshmitarit, në seancat e kaluara, Aliu ishte marrë në pyetje për truprojën e të akuzuarit Fatmir Limaj, Shpëtim Telakun, i cili është po ashtu i akuzuar në këtë proces.
Në këtë gjykim, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik, përgatiti Express. (b.an)