Kryeministri Rama dhe kryetari i opozitës Basha po zhvillojne nje takim kokë më kokë në kryesinë e kuvendit për finalizimin e një marrëveshje për daljen nga kriza politike. Takimi kokë më kokë mes dy lidereve është kërkuar nga kryeministri Rama. Akoma nuk ka nje marreveshje finale.
Takimi ka nisur pas tryezës së kryetarëve të partive, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Rama dhe Basha po takohen kokë më kokë kur mbeten edhe pak orë nga skadimi i afatit të fundit që kreu i qeverisë i ka vënë opozitës për të hyrë në zgjedhje.
Mediu deklaroi se në takim u diskutua për datën e zgjedhjeve dhe se Rama shprehu opsione të lëvizjes së datës së zgjedhjeve brenda qershorit, ndërkohë që partitë opozitare dhe PDIU-LSI u shprehen dakord që zgjedhjet të mbahen sipas paketës McAllister, që parashikon 16 korrikun
Përfaqësuesit e partive të opozitës, në përfundim të takimit me ata të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike, kanë përcjellë mesazhin se mbështesin paketën “McAllister” për të tejkaluar ngërçin.
Ndërsa partneret qeverisës, LSI-PDIU, jane shprehur pro shtyrjes së zgjedhjeve për një datë të arsyeshme, 16 korriku, që paraqitet edhe në paketën në fjalë./a.ç