Me ftesë të kryetarëve të dy partive të djathta, kreut të PR Fatmir Mediut dhe kreut të PAA Agron Duka, partitë politike kanë nisur takimin në orën 20:00 të ditës së sotme për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.
Të parët që i janë përgjigjur pozitivisht kanë qenë kryetari i LSI, Petrit Vasili, dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Më pas edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në diskutimet që do të bëhen në këtë tryezë.
I vetmi që ende nuk kishte konfirmuar praninë e tij, ishte kryeministri Edi Rama.
Por, ai i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese dhe është parë të futet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë kreu i LIBRA-s Ben Blushi dhe pse konfirmoi pjesëmarrjen është përfaqësuar në këtë tryezë me Mimoza Hafizin./a.ç