Policia e Berati ka goditur një grup kriminal që kryente trafikim të lëndëve narkotike. Siç bën me dije policia, ditën e sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, blutë kanë ndaluar automjetin me drejtues Geri Molishti dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e llojit heroinë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike e llojit heroinë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit Geri Molisht nga Berati, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policisë 11 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë; 270 euro; 12000 lekë; 2 aparate celular si dhe automjeti me targa AA 890 FK.
Në lidhje me këtë rast policia thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.
ma.me