Ngecja e negociatave sa i përket paketës McAllister duket se e ka bërë opozitën të thërrasë një tryezë.
Lulzim Basha ka përdorur këtë herë dy partitë aleate PR dhe PAA për të thirrur në kryesinë e Kuvendit një takim mes forcave parlamentare.
“Të diskutojmë për rrugën e zgjidhjes së krizës. Ju ftojmë të mblidhemi në Kryesinë e Kuvendit sot në orën 20:00” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Fatmir Mediut dhe Agron Dukës.
“Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm” thuhet në njoftimin për mediat të PR dhe PAA.
Nëse partitë parlamentare i përgjigjen pozitivisht kësja tryeze, ajo me gjasë do të mbahet nën drejtimin e kreut të Kuvendit në detyrë, Ilir Meta. /javanews/b.d