Negociatat për zgjidhjen e krizës politike kanë dështuar sërish edhe pse palët duket se kanë qenë më afër se kurrë një marrëveshjeje që do të mundësonte futjen e opozitës në zgjedhje.
Nga njëra anë Partia Demokratike pretendon se i ka pranuar 20 pikat e paketës “McAllister+” por sipas saj është kryeministri Rama ai që refuzon duke mos pranuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, shkruan Balkanweb.
Ndërsa Partia Socialiste, me një deklaratë për shtyp bëri sot me dije se “angazhimi në këto përpjekje edhe i partnereve strategjikë amerikane, pas ezaurimit të të gjitha përpjekjeve të miqve e partnerëve europianë të Shqipërisë është mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit për PD-në për të hequr dorë nga shantazhet e rrugës dhe për t’u kthyer në rrugën e garës demokratike”.
Pikat mbi i këtij qëndrimi të mazhorancës ia ka vënë po sot edhe kryeministri, Edi Rama që gjatë një replike me një komentues në “Facebook” ka bërë të ditur se pa pranuar votimin e vettingut nuk do të ketë një marrëveshje me Partinë Demokratike.
REPLIKA NË FACEBOOK
KOMENTUESI: Jo, duam kusht qe vetingun ta votoni ne kete mandat, se nuk I dihet nqs PD hyn ne zgjedhje ndoshta ate veting nuk do ta votoje kurre pastaj ,te votoje vetingun dhe te hyje ne zgjedhje mqs e ka sjell veten ne kete faze
EDI RAMA: Pa Vetingun nuk ka asgje per PD, zero marreveshje, rri i qete.