Nga Sokol Mati
Gjate shfrytezimit dhe perpunimit te mineraleve te ndryshme ne menyre te paevitueshme krijohet sasi mbetjesh minerare, qe jane depozituar prane objekteve minerare apo ne dambat e objekteve perpunuese.
Ato vleresohen ne disa dhjetra milion tone dhe ndodhen te shperndara gjeografikisht pothuajse ne te gjithe territorin e vendit (12 milion m3 mbetje te mineralit te kromit, 10 milion ton ose 6.5 milion m3 mbetje te mineralit te bakrit, 4 milion ton mbetje te hekur nikelit,10 milion ton mbetje te qymyrgurit, disa milion ton mbetje te mineraleve ndertimore, etj).
Keto mbetje ne pergjithesi jane te depozituara ne dalje te punimeve minerare ose shume afer objekteve minerare. Ne keto dy dekada sidomos per mbetjet e mineralit te kromit krahas seleksionimit te mbetjeve nga subjekte te licencuar eshte verejtur nje shfrytezim informal i tyre per te siguruar sasi minerali qe ka qene perzier me mbetjet minerare. Nje fenomen i tille u perhap ne mase ne gjere ne masivin Bater-Bulqize ku u krijuan dhe probleme te sigurise, jetes, shendetit si dhe u vu gjithashtu re fenomeni i punes se te miturve.
Mbetjet e quajtura sterile qe ndodhen prane objekteve perpunuese per mineralet krom, baker, hekur nikel, qymyrguri ne pergjithesi jane mbetje te depozituara ne ish dambat e fabrikave egzistuese qe mund te ri-perdoren ne proceset e riciklimit (sic ka ndodhur me nje pjese te sterileve te kromit, apo dhe nje sasie te vogel te sterileve te bakrit), dhe me pas ato te ridepozitohen ne nje forme qe te arrihet rehabilitim total i zones ku ato jane depozituar. Aktualisht, pothuajse te gjitha keto mbetjet minerare dhe pjesa me e madhe e sterileve jane jashte kontrollit (pervec disa objekteve qe punojne aktualisht apo disa dambave ku eshte realizuar procesi rehabilitimit si ne Reps, Rubik, Fushe Arres) dhe kane nje ndikim ne mjedis ne aspektin e demtimit te ekosistemit, ndotjes se ujrave, panorames, hapesires qe ato zene duke ndikuar ne nivelin e pyjeve, rrezikut per shkarje te formacioneve apo krijimit te hinkave, etj.
Nga objektet perpunuese te gelqeroreve (45 te ndertuar para viteve 90 dhe mbi 130 te ndertuar ne keto 25 vite), pjesa e sterilit konsiderohet si material inert, ne shume raste eshte perdorur si material mbushes dhe pervec efektit panoramik, efekti tjeter ndotes i tyre ne mjedis eshte i limituar. Gjithsesi per pjesen e te imtave nevoja e nje procesi rehabilitimi dhe per keto mbetje eshte immediate sic eshte rasti i mbetjeve te rajonit te Fushe Krujes.
Depozitimet e mbetjeve te fabrikave te pasurimit te qymyrit kane aftesi veteregjeneruese me te shpejte per vete permbajtjen e elementeve ne to, gje qe eshte verejtur ne disa damba apo depozitime te minieres se Memaliaj.
Vleresimi sasioro-cilesor i stoqeve te mbetjeve minerare dhe dambave te sterileve, te cilat ndodhen aktualisht prane minierave dhe fabrikave te mbyllura apo ne funksionim perben pikenisjen per fillimin e studimeve dhe projekteve per mundesite e riciklimit te tyre (perdorimi i metodave bashkekohore te pasurimit hydrometalurgjik, biolishivimit, etj) dhe te evitimit te ndotjeve, qe ato shkaktojne ne ambjentin perrreth, duke percaktuar menyren e rehabilitimit perfundimtar te zonave ku keto mbetje e sterile jane depozituar. Vetem per tre fabrikat e bakrit te Repsit, Kurbneshit dhe Rreshenit siperfaqja e tokes qe mund te perftohet pas rehabilititimit te plote eshte reth 20 ha ( 194 900 m2).
Eshte e vertete qe nga e kaluara trashëgojmë gjëndje të rënduar mjedisore dhe ne industrine minerare. Kjo për shkak se: Mungonte kuadri i plotë ligjor mbrojtës i mjedisit dhe shëndetit; Përparësi kishte vetëm prodhimi dhe rritja e aktiviteteve industriale; Teknologjitë e instaluara dhe puna e tyre linin per te deshiruar; Mungonte informacioni i teknologjive të pastra; Shume pak vleresohej ndikimi ne mjedis dhe ne projektet minerare ai zinte pjese te parendesishme.
Aktualisht legjislacioni minerar dhe mjedisor eshte pothuajse teresisht i perafruar me direktivat e Komunitetit Europian. Per mbetjet minerare eshte adaptuar direktiva e 2006 per mbetjet e ngurta gjate miratimit te ligjit te ri minerar dhe jane hartuar nje seri aktesh nenligjore ne kete drejtim, cdo vit hartohet Raporti Vjetor Mjedisor për industrinë minerare, pra informacioni ne kete drejtim eshte shtuar.
Por nuk verehet e njejta situate me projektet qe lidhen me mbetjet minerare qofte ato zhvilluese pra te riciklimit te tyre dhe ato te rehabilitimit, e rendesishme per ne eshte tashme hartimi i programeve dhe projekteve te qarta e te sakta per riciklimin, parandalimin e ndotjes dhe rehabilitimin e zonave apo sipërfaqeve të ndotura.
Ne kuader te rehabilitimit proceset e riciklimit marrin nje rendesi te vecante, pasi ato krijojne te ardhura, ulin sasine e mbetjeve qe depozitohen, dhe japin mundesi qe dhe sterile apo mbetje te meparshme te hyjne ne qarkullim ekonomik dhe zona e depozitimit te rehabilitohet per perdorim e qellime te tjera qofte dhe industriale.
Ne aspektin e rehabilitimit tashme ka ardhur koha qe te fillojne projektet per zona te mbyllura minerare per te cilat eshte siguruar nje pjese te ardhurash nga garancite per rehabilitimin mjedisor per ato objekte te mbyllura minerare. Per projekte te tilla nderthurja e ketyre te ardhurave me financimet qe nuk kane munguar deri tani nga institucione nderkombetare dhe partneriteti me zoteruesit e lejeve minerare do te benin qe procesi i rehabilitimit te jete i suksesshem.
Ne kete drejtim patjeter qe kerkohet rritja e shkalles se ndërgjegjësimit social për ndotjen minerare mbi bazën e konceptit për zhvillimin e vazhdueshëm te vendit. Është e nevojshme te kuptohet fakti qe përmirësimi ne mjedisin minerar kërkon aftësimin e shume njerëzve, punonjësve, teknologjive, fonde dhe kohe.
Sistemi i menaxhimit mjedisor duhet te perfshije nje kordinim dhe qasje te mirepercaktuar per institucionet minerare dhe ato mjedisore. Ketu merr rendesi dhe monitorimi mjedisor, Rezultatet e te cilit duhet te jene transparente per shoqerine civile dhe publikun.
Njohja e potencialit te ndotjes nga mbetjet minerare dhe masat mjedisore ne drejtim te riciklimit dhe rehabilitimit do te ndihmonin ne parandalimin e katastrofave mjedisore prej tyre, por do ti benin mbetjet minerare nje pjesë jo pak te rëndësishme për zhvillim dhe për mirëqenien ekonomike të zonave ku ato jane depozituar. Promovimi dhe nxitja e investimeve të huaja, nepermjet aplikimit te teknollogjive te pastra per trajtimin e tyre (sidomos per sterilet e bakrit qe pervec elementit baker kane dhe elemente te ralle si ar e argjend) do te garantonte fitim dhe zvogelim deri ne eliminim te mundësive te ndotjes ne mjedis.
Praktikat më të mira të administrimit mjedisor janë një proces përmirësimi i vazhdueshëm, i cili mundëson ne operacione të veçanta rritjen e performancës me kalimin e kohës. Këto përmirësime mund të bëhen nga ndryshimet në kërkesat legjislative, prirjet publike, mendimit te kompanive minerare, si dhe nga zhvillimi i teknologjisë së re të përmirësuar. Minimizimi i ndikimit ne mjedis te një operacioni minerar varet nga praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe ne kete kuader nje nje pjese e rendesishme e tij eshte menaxhim bashkekohor i mbetjeve minerare.