Nëntë vetë janë lënduar dhe dy persona janë arrestuar gjatë një përleshje pranë rezidencës së ambasadorit turk në kryeqytetin amerikan gjatë vizitë së kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan, thotë policia.
The Guardian raporton se e tërë zënka shpërtheu kur sigurimi i Presidentit turk sulmoi disa protestues të cilët po mbanin në duar flamuj të partisë kurde, Partia e Unionit Demokratik.
Gjatë ditës se djeshme, Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Erdoganin, ku u diskutua për sfidat në luftën ndaj terrorizmit dhe problemit të kurdëve në Siri./a.ç