Ushtria turke synon krijimin e një baze të përhershme ushtarake pranë qytetin sirian el-Babit, i cili ka qenë fokusi kryesor i operacioni ndërkufitar të Turqisë kundër grupit terrorist të ashtuquajtur Shteti Islamik, thotë zv/kryeministri turk Veysi Kaynak.
Vendndodhja e bazës që aktualisht po shqyrtohet nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke është Aqil Hill, në perëndim të al-Bab, tha zyrtari për Hürriyet Daily Neës.Ushtria turke krijoi një bazë të përkohshme në vendin strategjik pas marrjes nën kontroll të saj në shkurt, ndërsa synimi është krijimi i bazës së përhershme.
Duke folur pas një udhëtimi në Bosnjë dhe Herzegovinë, Kaynak shtoi se prania ushtarake turke në zonë është zvogëluar nga 8,000 në kulmin e Operacionit “Eufrat Shield” në 1,500.
Ai shtoi se Ankaraja gjithashtu po zgjedh një vendndodhje për një postë, e cila do të përdoret për të monitoruar situatën në provincën Idlib, ku një zonë e sigurt fluturimesh është vendosur nga Rusia, Turqia dhe Irani.
“Ky veprim do të përmirësonte sigurinë e kufirit të Turqisë”, tha ai.Turqia dërgoi ushtrinë e saj në Siri në gusht të vitit të kaluar për të përkrahur milicitë lokale aleate me Ankaranë kundër Shtetit Islamik dhe forcave kurde.
Një vendosje e njëanshme e një baze ushtarake të përhershme në Siri, e ngjashme me atë që Turqia ka në Irak, do të jepte praninë e saj ushtarake më të fortë, duke kundërshtuar një kërcënim të mundshëm nga luftëtarët kurdë.