Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aksidentet rrugore janë vrasësit më të mëdhënj të të rinjve në rang global.
Sipas raportit, në vitin 2015 kanë humbur jetën 1.2 milionë adoleshentë, ku 1 në 10 vdekje erdhi nga aksidentet rrugorë dhe dëmtimet në rrugë, raporton javanews.al
Shumica e viktimave të rrugës ishin të rinj të moshës 10 deri në 19 vjeç
Raporti evidenton se nga ana tjetër, infeksionet e kraharorit dhe ‘vetëvrasjet’ ishin vrasësit më të mëdhenj botërorë të grave të reja dhe vajzave.
Top 4 vrasësit e adoleshentëve (10-19 vjeç)
- Aksidentet në rrugë
- Infeksionet në rrugët e frymëmarrjes
- Vetëvrasjes (të qëllimshme dhe aksidentale)
- Mbytja
Faktorë të tjerë janë dhuna, përplasjet mes grupeve, puna e detyruar etj.
Sipas raportit, më shumë se 3.000 adoleshentë vdesin çdo ditë.
Mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikë dhe Azinë Juglindore dhe shumica janë të parandalueshme./javanews.al/a.ç