Spartak Ngjela thotë se Sali Berishës politika amerikane ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup.
Pësmes një statusi në facebook Ngjela thotë se tani PD do shkojnë në Parlament të votojë vetting-un.
Statusi i plotë
Pyetja që ngrihet sot është kjo:
Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?
Asgjë nuk mund të bëjë.
Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.
Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.
Po për zgjedhjet?
Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.
Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.
Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.
Kjo është situata aktuale./a.ç