Prokuroria spanjolle në Madrid ka ngritur padi ndaj Radamel Falcaos dhe Fabio Coentraos, duke i akuzuar ata për fshehje të gati 7 milionë funteve nga zyra e taksave gjatë viteve 2012 dhe 2014.
Falcao, i cili luajti për Atletico Madridi nga viti 2011 deri më 2013, është akuzuar për fshehje të 5.6 milionë eurove, të fituara nga të drejtat e imazhit.
Coentrao, i cili luan për Real Madridin, është i akuzuar për fshehje të 1.3 milion euro, gjithashtu të fituara nga të drejtat e imazhit, përgatiti Koha. (b.an)