Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar sërish zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha ku po mbajnë një takim kokë më kokë.
Konsultimi me ish-liderin e PD vjen pas dy takimeve që Basha mbajti me krerët e partive aleate.
Sipas burimeve, opozita po diskuton rreth mundësisë për të pranuar paketën McAllister. Ende nuk dihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar./a.m.