Arrestohet në aeroportin e Rinasit një 28-vjeçar të shpallur në kërkim policor. Në pranga ka rënë Martin Allka, banues në Mbrostar Ura, Fier.
Policia bën me dije se ndalimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E.S, 34 vjeç. Ky i fundit, pronar i një biznesi për dhënie të makinave me qira, ka deklaruar se Allka e ka plagosur me mjete të forta dhe i ka shkatërruar me dashje biznesin e tij.
Gjithashtu, shtetasi Martin Allka, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, por që më pas u arrestua në aeroport. Allka akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./a.m.