Ambasadori i SHBA ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryeministrin e vendit.
Mësohet se Donald Lu dhe Edi Rama janë takuar sëbashku në ambientet e godinës së Këshillit të Ministrave në një takim që zgjati rreth 45 minuta.
Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Lulzim Bashës me aleatët parlamentarë. Tryeza e sotme e opozitës pritet të ketë dale me një vendim dhe përgjigje për ofertën e djeshme të Hoyt Brian Yee.
Ky i fundit i dha Partisë Demokratike edhe një afat 24 orësh për të vendosur mbi bojkotin.
Paketa e McAllister përmbanete 5 pika.
1.Shtyrje të procesit zgjedhor mundësisht për në 16 korrik.
2.Zëvendësim të katër ministrave të qeverisë Rama me persona teknikë të propozuar nga kryeministri dhe të pranuar nga opozita.
3.Zgjidhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe të Avokatit të Popullit.
4.Kreu i KQZ të ishte i opozitës, me kushtin që shumica t’i lihej mazhorancës.
5.Tryezë e rrumbullakët të OSBE për pjesëmarrjen e OJQ –ve në monitorimin e procesit.
Mësohet se PD ka reflektuar dhe është e gatshme të pranojë paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës.
Yee i ka dhënë një afat të kushtëzuar Partisë Demokratike.
/javanews/b.d