Paraditen e sotme një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi ka goditur një polic bashkiak.
Sokol Rami, 43 vjeç, banues në Burrel ra në pranga e policisë pasi në ambientet e bashkisë goditi me grushte policin bashkiak M.K.
“Arrestimi i tij u bë pasi, pasi ky shtetas në ambientet e Bashkisë Mat, është konfliktuar dhe ka goditur me grusht Punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin M.K, 40 vjeç, banues në Burrel”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. /b.d