Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Tiranë ku një 15-vjeçare mbeti e vdekur në sallën e operacionit në një spital privat në Tiranë. Viktimë mbeti adoleshentja Blerta Pepa, nxënëse në shkollën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet. Mësohet se vajza po operohej pas këputjes së ligamentit.
E gjithë tragjedia erdhi pas një incidenti në dukje të vogël ndodhur në shkollë. Adoleshentja pësoi lëndim në orën e fiskulturës në shkollë. Por, pas transportimit në spital, rezultoi se kishte këputur ligamentin.
15-vjeçarja u operua nga dy mjekë të huaj dhe gjithçka po shkonte mirë. Por kur operacioni përfundoi me sukses sipas mjekëve, vajza nuk po zgjohej. Asaj i ishte injektuar ilaç për anestezinë më shumë nga norma. Kjo i shkaktoi asaj vdekjen.
Fill pasi pacientja humbi jetën, mjeku anestezist tentoi vetëvrasjen i vetëdijshëm për gabimin që kishte bërë. Ai i injektoi vetes ilaç anestezie dhe nhdodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën./java/a.m.