Roja Bregdetare e Durrësit, Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve gjatë një kontrolli të rastësishëm kanë gjetur plot 113 kg kanabis në afërsi të Kepit të Rodonit në Gjirin e Lalzit.
Nuk dihet nëse droga ishte lënë aty që të shkonin trafikantët, por me sa mund të shihet edhe nga fotot, pakot me të cilat ishte mbështjellë lënda narkotike kishin mbishkrime të ndryshme, që mund të jenë edhe kode të përdorura nga trafikantët, me qëllim që transportuesit e drogës të mund të gjenin mallin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan Balkanweb.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal. /b.d