Daniel Carvajal ka thënë se po bën gjithçka individualisht për të qenë gati për finalen e Ligës së Kampionëve
Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal është duke u shëruar nga një lëndim, i cili e ka lënë jashtë fushe që dy javë.
Ai gjatë një interviste për AS, ka thënë se po bën maksimumin për të qenë gati për finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff kundër Juventusit.
“Po shërohem shumë mirë dhe javën tjetër do ta mësojë saktësisht gjendjen time. Po ndjehem çdo ditë më mirë dhe po tentoj të shërohem më shumë. Shpresoj se do të jem gati për finalen e Cardiffit”, ka thënë Carvajal.
Ai po ashtu ka folur edhe për Bale, ku tha se është një futbollist i klasit botërorë.Spanjolli po ashtu komentoi edhe të ardhmen e James Rodriguez, për të cilin tha se është i lumtur në Madrid, por e ardhmja e tij vendoset në bashkëpunim me klubin, përgatiti ”Express”. (b.an)