Intervista e Aurela Gaçes dhënë për emisionin e moderatorit nga Kosova, Labit, ku ka rrëfyer shakanë që ka bërë në dasmën e saj, kur ka rrëfyer një episod mjaft interesant nga dasma e saj ishte dje një ndër lajmet më të lexuara në portalet shqiptare dhe kosovare të cilat e kanë pasqyruar këtë deklaratë.
Por kjo i ka tërhequr vëmendjen këngëtares së njohur të skenës shqiptare, e cila ka reaguar me një postim në profilin e saj në Facebook, duke ju drejtuar mediave që të shkruajnë edhe kur ajo bën punë, jo vetëm kur flet për dashnorë.
Aurela tha se në dasmën e saj kishte rrëmbyer mikrofonin dhe ka deklaruar se është e vetmja që në dasmë ka dhe burrin dhe dashnorin.
REAGIMI I PLOTE:
Ua ua ua ua . Une punoj perdite . Mundohem te bej koncerte reale gjithcka live , ketu ne kete vendin tone ku playback-u “ha buke” me shume .
Nxjerr kenge e klipe te reja qe me kushtojne kohe e shume te holla, vetem e vetem te jem prane publikut me te reja e live qe te mos i zhgenjej kurre, jap intervista e ato super te sinqerta ku flas per pune…..por rralle shume rralle perfliten keto gjera neper media.
Duhej te tregoja nje nga batutat e mija lidhur me fjalen dashnor qe te behej nami. Ama keshtu dashkeni ju? Qe neser nga nje dashnor ja u tregoj por kam frike se do te kthehem prape tek puna edhe s’do te duket dicka “interesante” per ju. Megjithate ju falenderoj per vemendjen media te dashura. Me dashnor e pa dashnor , une koken drejt si e ” nderçme” .
Ahhhh po shyqyr qe kam publikun qe me ka xhan keshtu edhe me ndjek pikerisht per ate pune e djerse. Kaq kishim per sot
Ne fakt mediat nuk me shanin joooo, me fjalet me te mira por me vjen çudi edhe keq qe pse nuk jeni kaq te zellshem edhe me punen qe behet./a.ç