Pak para nisjes se takimeve me zyrtarin e lartë të DASH, Hoyt Brian Yee, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim rreth 30 minuta me ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt në selinë e PS-së.
Në fokus të takimit ishin zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe ngërçi politik. Pas përfundimit të takimit, njëri nga përfaqësuesit e OSBE deklaroi se ne takim u bisedua per zgjedhjet parlamentare.
Sot pritet të jetë një ditë vendimtare për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri. Vizita e zyrtarit te lartë i DASH shihet edhe si mundësia e fundit për gjetjen e një zgjidhjeve dhe futjen e opozitës në zgjedhje.
Në orën 10:30, kryeministri do të takohet me Hoyt Brian Yee. Zyrtari amerikan më pas do të takohet me Metën dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha/javanews.al/a.ç