Kreu i qeverisë, Edi Rama përshëndetjen e mëngjesit për shqiptarët e ka shoqëruar me pamjet e investimeve të reja që janë bërë në spitalin e Shkodrës, qytet ku do te jete sot për inaugurimin e repartit të reanimacionit dhe më pas me votuesit për herë të parë.
Postimi i Ramës
Ju uroj një ditë të mbarë me këto foto të 4 shërbimeve të reja shëndetësore të ndërtuara për herë të parë pas 25 vjetësh në spitalin Rajonal të Shkodrës: Koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe reparti i rezonancës magnetike në shërbimin e imazherisë.
Sot në Shkodër përurojmë edhe repartin e ri të reanimacionit pranë kardiologjisë, rindërtuar nga themelet sipas standardeve më të mira bashkëkohore.
Shumë është bërë për shërbimin shëndetësor dhe ende më shumë mbetet për t’u bërë në rrugën e vështirë të rilindjes së shëndetësisë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërShqipërinëQëDuam me #Shtet #Punë #Mirëqenie dhe me#PartinëSocialiste./a.ç