Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar një “24 mars të ’99-s” të dytë, nëse ndërkombëtarët vazhdojnë të mos i kryejnë punët, që sipas tij, kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj po ashtu ka kërkuar që udhëheqësit shtetërorë të mos nënshtrohen sikur deri tash për gjërat që bien ndesh me interesat e vendit. Ai ka qenë i ashpër në deklaratat e tij, gjatë një “takimi falënderues” që e ka mbajtur në sallën e kinemasë në Podujevë.
“Kjo Serbi që në ’99-n bëri gjenocid me ne, po vazhdon të bëjë shaka në sy të Evropës me Kosovën, duke u sjellë në mënyrën më të papërgjegjshme me neve. Atyre u thotë që po dëshirojë m’u bë Evropë e në të njëjtën kohë vazhdon me ndal, ta pengojë, vonojë e nguc edhe një vend tjetër që po dëshiron të bëhet BE”, ka thënë Ramush Haradinaj, përgatiti Koha. (b.an)