Një person ka arritur të hyjë dhe të filmojë brenda një “fabrike klikimesh” kineze, që shërben jo më shumë se çfarë thotë emri, fabrikimin e klikimeve.
Rreth 10 mijë telefona iPhone dhe modele të tjera duken të rreshtuara në rafte, të vendosura në karikim dhe të lidhura në një sistem paralel me dy kompjutera, shkruan newsbomb.al
Funksioni i tyre është i thjeshtë, kompani, këngëtarë, produkte dhe kushdo që është i interesuar, përmes një pagese, mund të sigurojë rreth 10 mijë klikime false, vlerësime pozitive në një produkt apo shërbim, shikime false në Youtube, madje edhe komente false.
Shumë kompani janë të gatshme të paguajnë mijëra dollarë për të përfituar nga ky shërbim.
a.ç