Ministri i Energjetikes Damian Gjiknuri, ka lene per disa momente fushaten ne Vlore dha ka marre rruget e Tiranes me biciklete. Ndersa ne kampin e demokrateve ka te tjera levizje, Genc Ruli kapet ‘mat’ duke pire kafe me socialistin Ervin Bushati, ndersa deputetet e tjere te PD-se, kane nisur te kursejne. Dhe kjo duket te fakti se disa deputete po perdorin nje makine.
Gjiknuri si çiklist profesionist, Ruli lë çadrën për Bushatin
Në foton me poshte është ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Është pak e vështirë për t’u dalluar, por është pikërisht ai. Paparaci ynë e ka pikasur dhe ka nxitur për t’i marrë një foto. Gjiknuri ka shfrytëzuar fundjavën e kaluar jo për fushatë, por për të bërë pak sport.
Dhe a e dini se ku po shkonte me biçikletë? Në një qendër tregtare jashtë Tiranës . Bravo ministri!
Por më shtruar duket se e kanë marrë dy kolegët e tij, ish-ministri i Bujqësisë në qeverinë e Berishës, Genc Ruli dhe deputeti socialisht Ervin Bushati. Ruli ka lënë çadrën që të pijë një kafe në ish-Bllok me rivalin e tij politik me të cilin mesa duket ka marrëdhënie të mira dhe me një zonjushë.
Deputeti Bushati ka qenë shumë aktiv këto kohë në studio televizive, ku fraza e tij më e shpeshtë është që krizë ekonomike nuk ka. Nuk e dimë a ndan të njëjtin mendim edhe Ruli me të.
Valentina Leskaj lë Parlamentin duke buzëqeshur
Nënkryetarja e Parlamentit, Valentina Leskaj, ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat tjetër deputeteje, një deklaratë që ka çuditur jo pak njerëz. Megjithatë, ajo duket e qetë për vendimin e saj. Në këtë foto ajo shfaqet duke dalë nga salla e Parlamentit, ku nuk do të jetë më.
Ministrja heq takat dhe vesh xhinset
Fushata ka filluar tashmë dhe mbase kjo do të jetë pamja më e zakonshme e politikanëve tanë. Paparaci ynë ka kapur ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, me bashkëshortin, e cila është veshur totalisht sportive.
Demokratët kanë filluar të kursejnë, disa në një makinë
Në këtë foto të marrë pak ditë më parë nga paparaci ynë, duken që hipin në të njëjtën makinë Arben Ristani, Edi Paloka, ndërkohë që brenda ka edhe kolegë të tjerë. Tani që janë në çadër, demokratët kanë vendosur të bëhen më praktikë duke lëvizur me më pak makina, ose thjesht po kursejnë./Panorama