Treni i prodhimit rus, i cili u tentua të futej nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale në muajin janar, është duke u përdorur për t’u bërë fotografi dasmash në Serbi.
Siç shkruan gazeta serbe Blic, treni i cili ka të shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme të botës, është kthyer në një atraksion për qytetarët serbë. Ai po përdoret edhe nga producentë filmash.
Në rrjedha normale, ky tren përshkon linjën ditore nga qyteti i Kralevës në atë të Jagodinës dhe anasjelltas, njofton Insajderi.
Më 14 janar, treni rus u tentua të futej ilegalisht në Kosovë, mirëpo futja e trenit u parandalua nga autoritetet e Kosovës. (b.an)