Kryeministri Edi Rama në një takim të shtunën pasdite në qytetin e Vlorës, me biznesmenë të sektorit të turizmit, bëri apel për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe turistëve dhe përmirësimin e kushteve të qëndrimit, si faktor të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit.
Ai solli shembullin e shtetit fqinj Greqisë sa i takon turizmit, duke shtuar se ‘grekët e kanë shërbimin e lodhur, por janë ku e ku më mirë se ne’.
“Ka akoma shumë për të bërë, por jam shumë optimist se me gjithë strategjinë që kemi ndërtuar dhe me mjetet që u kemi vënë bashkive, ne do arrimë që në harkun kohor të 2 viteve të ardhshme, mos të kemi më asnjë cm tokë buke që nuk ujitet. Nëse shohim rrugën e re përgjatë zonës së Labërisë, këtë nuk e bëjmë që të qarkullojnë normalisht njerëzit, por të rritet dhe ekonomia. Duhet të rrisim shërbimin”, tha Rama.
Duke u ndalur në investimet e rëndësishme që do të ndërmarrë qeveria në infrastrukturë dhe veçanërisht siç tha ai, “në ndërtimin e një aeroportit në Vlorë”, synojmë që ti japim një dimension të ri këtij.
Kryeministri vuri theksin gjatë fjalës së tij, në shfrytëzimin e resurseve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe historike që ka ky vend, si atraksione të rëndësishme për zhvillimin e turizmit që mund ta shndërrojnë atë në një sektor konkurrues në rajon.