Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e cilëson brenda pritshmërive protestën e organizuar nga opozita ditën e sotme në Tiranë.
Në emisionin “Kjo javë” në “News 24″, deputeti Ristani komenton edhe numrin e qytetarëve që iu bashkuan protestës.
Ndryshe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha që folën për rreth 600 mijë protestues në shesh, Ristani flet për shifra më të ulëta.
A i firmoset ju njoftimet për protestën e PD ashtu si në 18 shkurt?
“Ajo që ju quani firmosje janë njoftimet që PD kur bën organizime të tilla u bën organeve të drejtësisë ashtu siç e parashikon ligji. Në përgjithësi ato firmosen nga sektori i organizmit. Këtë rast në fakt nuk e kam firmosur unë, por kjo nuk ka rëndësi.
A ishte në prishtmëritë tuaja?
Ishte e pritshme. Ndoshta diçka më shumë se pritshmëritë. Gjërat janë subjektive, por ajo që është reale është ajo që shqiptarët kanë ndjekur përmes ekranit. Si strukturë e PD unë kam patur të konfirmuar 70 mijë vetë të strukturës, pasi nuk matim dot numrin e qytetarëve që vijnë jashtë strukturës. Mund të ishin rreth 200 mijë vetë. Në këtë tubim kemi qenë edhe më të organizuar se mitingu i kaluar.
Nuk di nëse keni lexuar postimin e deputetes Bregu, që lakon boshllëqet në bulevard…
Nuk e di, nuk e kam lexuar. Të konfirmuar nga organizatoret si pjesë e strukturës ishin 70 mijë vetë. /b.d