Zinedine Zidane pritet të bëjë rrotacione ndaj Sevillas. Kjo fundjavë pritet të jetë shumë vendimtare sa i përket titullit të kampionit në La Liga.
Real Madridi pret në “Santiago Bernabeu” një rival të vështirë, Sevillan. Derisa Barcelona udhëton te Las Plamas, një kundërshtar jo i lehtë në fushës e saj. “Los Blancos” gjenden me pikë të barabarta me Barcelonë (84) dhe për të arritur te titulli, u duhen shtatë pikë nga nëntë gjithsej që kanë mbetur për t’u luajtur.
Ndeshja që konsiderohet më e vështira nga tri gjithsej që kanë mbetur, është pikërisht ajo me Sevillan – e cila e mundi Realin 2:1 në sfidën e parë, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 85’ derisa atë të fitores në minutën e fundit të ndeshjes.
Por sipas Goal, Zinedine Zidane do të vazhdojë me politikën e tij të rrotacioneve dhe pavarësisht rivalit të vështirë, të dielën do të bëjë ndryshime. Kjo për faktin se trajneri francez beson se lojtarët janë të lodhur pas ndeshjes me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve, përcjell Gazeta Express.
Ndeshja mes Real Madridit e Sevillas zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në “Santiago Bernabeu”. (b.an)