Djali i Osama bin Laden, Hamza, është gati të drejtojë al Kaidën disa vite pas vdekjes së babait të tij, kanë treguar disa letra të gjetura në bastisjen gjatë së cilës ishte vrarë bin Laden.
Tani, Hamza është 28 vjeç, por ai i kishte shkruar këto letra kur ishte 22. Një ish-agjent i FBI-së i cili i ka lexuar dokumentet, të cilat tani janë të deklasifikuara, tha se Hamza duket i motivuar dhe i përgatitur për t’u hakmarrë për babain, transmeton Gazeta Express.
Ali Soufan ishte një agjent i cili gjithashtu shërbeu si hetuesi kryesor i al Kaidës pas 11 shtatorit. Ai tha se djali i bin Ladenit shihej si një lider tjetër i mundshëm i organizatës terroriste kur ai ishte vetëm një fëmijë, raportoi CBS Neës. Në letrat e zbuluara, djali i bin Laden ka një kërcënim të frikshëm: “Populli amerikan, po vijmë dhe do ta ndjeni”. (b.an)