Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur pikërisht një mënyrë që e bën shpesh për të ironizuar protestën e PD-së dhe ardhjen e ‘republikës së re’ siç thonë dhe demokratët.
Pikërisht nëpërmjet një foto montazhi ku duken Lulzim Bahsa, Sali Berisha, Nard Ndoka, Eduart Ndocaj, Kreshnik Spahiu dhe Damir Fazlliç Rama shkruan se këta janë pikërisht ata që do sjellin republikën e re në vend. Por nuk kanë munguar dhe replikat me qytetarët, ku mesa duket Rama ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë për tu kthyer përgjigje të gjithëve që e pyesin për protestën e madhe që po zhvillohet në Tiranë.