Basha: Nuk do ta njohim më republikën e vjetër
Kryetari i PD Basha e ka ciëlsuar protestën e sotme si referendum popullor që do përmbysë republikën e vjetër siaps tij. Ai ka deklaruar para mbështetësve të opozitës se nga sot nis rrugëtimin republika e re sipas tij e cila do kthejë të drejtën te qytetarët.
“Kemi mbledhur së bashku për një vendim, për të vetmin vendim që e çon Shqipërinë në Evropë, për vendimin që e kthen gfatin tuaj në duart tuaja. Vendimin për t’i thënë lamtumirë republikës së vjetër, komplotit politik kundër xhepave të shqiptarëve, kundër të drejtave tuaja themelore. Ne jemi këtu, që përmes republikës së re, t’u kthejme shqiptarëve atë që ëhstë e shqiptarëve”, tha Basha.
Pjesë nga fjalimi i Bashës:
“Ky ëshstë referendumi i shqiptarëve për republikën e re. Ky nuk ëhstë thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, kjo ëhstë shpallja e shpresë dhe besimit tek vetja juaj, Tek fmailjarët tuaj, dhe gjithë s ëbashku te Shqiëpria jonë. Këtu kemi ardhur sepse besponi te republika e re. Këtu nuk keni ardhur sepse besoni te një njeri. As vetëm te një aprti, sepse arritja më e madhe e këtyre 3 muajve qëndresë dhe bashki që ka hyrë në historinë tonë kombëtarem ëhstë ripërtëritja e besimit të çdo shqiptari. Republika e vjetër sot shpallet objekt i muzeut kmbëtar. Ne Shqiptërat nuk e njohim e nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.
Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.
U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.
Nuk e ka parë ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë. Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re. Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.
Tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, të zgjedhjeve të ardhshme që shqptarët të mos kenë Kuvend nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Jemi bashkuar për ti thënë ndal këtij projekti, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka e nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë.
Sot jemi 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet cdo ditë më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju e për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Askush nuk dobësohet nga lufta për kauzën e drejtë, i bën lëvizjet e pamposhtshme dhe bashkimin tonë të pathyeshëm.
Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Evropën dhe Amerikën, në asnjë vend të Evropës nuk luftohet më fort për Evropën se në këtë shesh të lirisë, qendresës.
I vetmi vendim që e con vendin në Evropë, që kthen fatet në duart tuaja, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë republikës së vjetër, ne jemi këtu që përmes republikës së re t’u kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve, t’u japim 650 mijë pensionistëve të drejtën që në krye të 4 viteve të para pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.
Të gjithë këto janë të mundura dhe të rezlizueshme nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i pasurive dhe parave të shqiptarëve, nëse e presim lidhjen mes krimit dhe politikës, asgjë nuk ndryshon, keq e më keq do bëhet nëse ia lejojmë krimit dhe drogës të vendosë në vend të shqiptarëve përmes zgjedhjeve farsë të diktuara nga krimi dhe droga, asgjë nuk do të jetë si më parë nëse ne së bashku marrim fatin tonë në duart tona.
Republika e re nuk është e politikanëve, në repubikën e re me kushtetutë dhe ligj anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do jenë avokatët tuaj para qeverisë.
Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku cdo shqiptar të shprehë vullnetin e vet i pakërcënuar, shitur, blerë, nga krimi, droga, apo pushtetarët.
Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë, ne as do lejojmë as pranojmë kurrë rikthimin e monizmit dhe zgjedhjet pa opozitën t’i harrojë republika e vjetër dhe çdokush që qëndron pas saj.
”.
“, tha Basha.
12.15/ Prej orës 12.00 para kryeminsitrisë janë grumbulluar mbështetësit e opozitës që kanë mbërritur nga i gjithë vendi. Java News ka siguruar disa foto dhe video LIVE të protestës.
Për t’i dhënë një imazh qytetar protestës, organizatorët udhëzuan protestuesit të shmangin flamujt partiakë. Po ashtu, në podium kanë mbajtur fjalim disa qytetarë. Fjalim politik mban vetëm lideri i PD Basha, i cili ngjitet i fundit në podium.
12.05/ Protesta është hapur me fjalimin e një studenteje e cila ka folur për problemet e rinisë dhe studentëve sipas saj nën drejtimin e kësaj qeveri.
12.00/ Protestuesit e opozitës janë grumbulluar para kryeminsitrisë. Tubimi është çelur me ekzekutimin e himnit kombëtar. Kreu i PD basha ndodhet mes qytetarëve në krah të vajzave dhe bashkëshortes së tij.
11.45/ Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin në drejtim të kryeminsitrisë. Nga disa drejtime, protestuesit e mbërritur nga i gjithë vendi i janë drejtuar epiqendrës së protestës prej 85 ditësh, vendit ku ndodhet çadra përballë kryeminsitrisë.
Ndërkohë, edhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë nga zyra e tij në selinë e PD. Ai po i bashkohet turmës së protestuesve.
Në krahë të Bashës qëndrojnë dy vajzat e tij dhe bashkëshortja e cila i ka qëndruar pranë në ditët e protestës në çadër.
Marshimi ka nisur i qetë. Në protestë pritet të mbahen 18 fjalime, kryesisht nga qytetarë. Fjalimi përmbyllës do të mbahet nga kreu i PD Basha. Më pas nuk dihet nëse protestuesit do të shpërndahen apo ka ndonjë skenar të përgatitur.