Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Antiterrorit ka ngritur në nivel maksimal gjendjen e gadishmërisë para protestës së opozitës.
Kjo e ndikuar edhe nga informacionet e siguruara për mundësinë e organizimit të akteve të dhunës nga grupime radikale vendase dhe të huaj.
Mësohet se në kuadër të këtyre dyshimeve, Antiterrori ka shoqëruar disa persona në qytete e vendit. Të paktën 20 shtetas me prirje radikale janë shoqëruar nga policia.
Burime të besueshme bëjnë me dije se është ndaluar edhe “amerikani i çadrës”, shtetasi Jason Randy Morrison i cili ka hyrë në Shqipëri në fillim të majit. Thuhet se ai ka qenë në vëzhgimin e policisë gjatë gjithë kësaj kohe.
Uniformat blu po mbajnë nën vëzhgim personat që mund të përbëjnë rrezik për rendin publik. SIpas të dhënave personat e ndaluar rezultojnë me precedentë penalë./a.m.